Romë, burgim të përjetshëm për 3 ish-ushtarakë gjermanë
Gjykata ushtarake e Romës ka dënuar tre ish-ushtarakë gjermanë me burgim të përjetshëm, të cilët akuzohen për një masakër në Toskanë në vitin 1944.
3 ish-ushtarakët gjermanë akuzohen për vrasjen e 184 civilëve, që cilësohet si një nga vrasjet më të rënda nga nazistët në Itali gjatë luftës së dytë botërore.
Në dispozicion për familjet e viktimave si dëmshperblim, është vënë edhe një shumë parash me vlerë 13 milionë euro.