Atentat në Shijak, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Dy persona u vranë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rreth mesnatës si pasojë të një atentati me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur 4 rrugët në Shijak. Si pasojë atentatit kanë humbur jetën Mariglen Avdullai dhe Blerim Kërtalli, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur Altin Brahimi 28 vjeç dhe Altin Abdyli 33 vjeç. Viktimat dhe të plagosurit po udhëtonin në të njëjtën makinë në kohën kur u sulmuan nga një person.
Ndërkaq policia e Durrësit ka vënë në pranga 25 vjeçarin Emiljan Tema si të dyshuar për ngjarjen. Ai u arrestua në një banesë pranë vendit të ngjarjes, ndërkohë që policia sekuestroi edhe armën e krimit.