Romë, manifestim i madh kundër racizmit
Protestuesit denoncuan ndër të tjera krimin e imigracionit klandestin, i cili sipas tyre është themeluar nga një ligj i qeverisë së Silvio Berluskonit.
Manifestuesit mbanin pankarta në të cilat shkruhej ''Jo racizmit dhe krimit të imigracionit klandestin'', "Jo ndrydhje të imigrantëve dhe marrëveshjeve që parashikojnë ndrydhjen e tyre'', ''Berluskoni të largohet!", "Ne jemi të gjithë në të njëjtën anije'' etj, duke iu referuar imigrantëve klandestinë që arrijnë me anije nga Afrika në brigjet italiane.
Ky manifestim kundër racizmit u organizua me rastin e 20 vjetorit të manifestimit të parë të madh kundër këtij fenomoni. Protesta e parë kundër racizmit u zhvillua më 17 tetor të vitit 1989, ku me qindra-mijëra persona dolën të protestonin në rrugët kryesore të Romës pas vrasjes së një refugjati afrikano-jugor, Jerry Essan Masslo, në provincën e Casertes.