E Diel, 1 Nëntor 2026

Romë, një grupanarkist merr përsipëratentatet

ROMË- Një grup anarkist, Federata anarkiste jozyrtare, FAI, mori përsipër sot pakot bombë që shpërthyen më parë gjatë ditës në dy ambasada në Romë duke shkaktuar dy të plagosur, njoftoi Agjencia Ansa.

Dokumenti i marrjes së përgjegjësisë ndodhej në një kuti të vogël pranë njërit prej të plagosurve, shtoi i njëjti burim. "Vendosëm të përpiqemi të na dëgjohet zëri, me fjalët dhe veprat. Të shkatërrojmë këtë sistem dominimi. Rroftë FAI, rroftë anarkia. Federata anarkiste jozyrtare, celula revolucionare Lambros Funtas", mban mesazhin e shkurtër që ndodhet në duart e policisë antiterroriste, shtoi Ansa.

Policia italiane po ndjek pistën "e anarkizmit" në çështjen e pakove bombë që shpërthyen më parë gjatë ditës në dy ambasada në Romë, duke shkaktuar dy të plagosur, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Roberto Maroni.

Në Romë, dy pako bombë shpërthyen sot, e para në ambasadën e Zvicrës dhe e dyta në atë të Kilit, duke shkaktuar nga një të plagosur në secilën ambasadë. Të gjitha ambasadat e tjera të kryeqytetit italian u vunë në gjendje alarmi dhe u përfshinë nga një kontroll i imtësishëm i forcave të rendit.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›