E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi: Nesër votimi i parë për traktatin START

Dhoma e ulët e parlamentit rus do të mbajë të premten të parin nga tre votimet e nevojshme për ratifikimin e traktatit të ri START me Shtetet e Bashkuara për reduktimin e armatimit bërthamor.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie të Jashtme Konstantin Kosaçev ka thënë se kjo “proçedurë është në linjë me legjislacionin e Rusisë dhe përcaktohet nga rregullorja e Duma-s”.

Kosaçev ka thënë se votimi i nesërm u mundëson ligjvënësve rusë që të miratojnë edhe amandamente jo obliguese për paktin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›