E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-të kanë lejuar bizensin me Iranin

Gazeta amerikane "New York Times" raporton se Departamenti i Thesarit ka bërë 10 mijë përjashtime për kompanitë amerikane gjatë dhjetë viteve të fundit për të bërë biznes me vende mbi të cilat rëndojnë sanksionet e SHBA-ve.

Në mesin e vendeve përfshihen edhe Irani e disa shtete të tjera që Uashingtoni i cilëson si mbështetës të terrorizmit.

Gazeta shkruan se kompani të ndryshme si dhe banka të mëdha amerikane kanë përfituar nga përjashtimet. Shumica e liçensave janë dhënë nën vlerësimin se lejohet tregtia e mallrave humanitare. Në mesin e produkteve të tregtuara përfshihen dhe cigare apo çamçakiza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›