Romë, opozita protestë madhështore kundër krizës
Romë - Çdo gjë është gati në sheshin “Circo Massimo” të Romës, ku do të organizohet manifestini i Cgil. Për këtë eveniment të përmasave gjigante janë vënë në dispozicion rreth 40 trena specialë, dy anije, dhe 4800 autobuza, të cilët do të bëjnë të mundur transportin e punëtorëve dhe pensionistëve nga mbarë Italia, të cilët njëzëri kërkojnë “Mënyra më të pjekura, më demokratike dhë më civile” për të përballuar krizën ekonomiko-financiare që ka përfshirë vendin.
Në këtë manifestim ka vendosur të marrë pjesë edhe lideri i PD-së, Dario Franceschini, i cili preçizon se “Do të marrë pjesë jo vetem në manifestimin e sotëm, por në të gjitha ato manifestime të cilat do të kenë për qellim reklamimin e masave për zgjidhjen e problemeve të atyre që humbasin vendin e punës, qofshin këto të organizuara nga Cgil, Cisl ose Uil”.
Sipas zv-presidentes së PD-së, Marina Sereni, “ Sot manifeston Italia që nuk i beson premtimeve të Berlusconit, Italia që po pagon çmimin më të lartë të kësaj krize, dhe si rrjedhojë kërkon ndërhyrje urgjente dhe konkrete për ata qe humbasin vendin e punës, për ata që marrin pensione të ulëta, për ata që luftojnë kundër varfërisë”.
Me këtë manifestim i bëhet thirrje ekzekutivit që të pushojë me lodra llafesh por të gjejë burime të vërteta për të vënë në këmbë amortizatorët socialë.
Për Start nga Roma, Enkes Hysendhima