E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria anëtare e NATO-s

Starsburg - Samiti dyditor i NATO-s pritet të fillojë sot punimet përmes një ceremonie të veçantë, e cila do të nisë në orën 10:00. Ky samit do të shënojë një ngjarje historike për Shqipërinë, pasi do të jetë e ulur për herë të parë si anëtare me të drejta të plota përkrah shteteve të tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të mbajë një konferencë për shtyp në mesditë, dhe pas saj do të vazhdojnë takimet informale. Rreth orës 15:30-16:00, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, pritet të mbajë konferencën e tij për shtyp.

Mëngjesin e sotëm presidenti amerikan, Barak Obama, do t’i dorëzojë homologut shqiptar dhe atij kroat kartën e Atlantikut të Veriut. Ky samit mbahet me rastin e 60 vjetorit të krijimit të NATO-s, dhe njëkohësisht pritet zyrtarizimi i Shqipërisë dhe Kroacisë si anetare me të drejata të plota. Dje në mbrëmje është zhvilluar pritja në Baden Baden të Gjermanisë, ndërsa sot punimet do t’i kalojnë Francës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›