Rome shperthen pako bombe ne ambasaden zvicerane

Një pako bombë ka shpërthyer në Ambasadën zvicerane në Romë. Për pasojë një funksionar i ambasadës ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital. Burime spitalore bëjnë të ditur se i plagosuri ka humbur duart gjatë shpërthimit. Sipas të dhënave të para pakoja ishte dërguar me postë e shpërthimi ka ndodhur menjëherë pas hapjes së pakos.
Menjëherë në selinë e ambasadës në rrugën Barnaba Oriani kanë mbërritur karabinierët. Një alarm fals për bombë ka tronditur ditën e sotme dhe Campidoglio. Prezenca e një bombe aty është paralajmëruar me telefon. Pas verifikimit të agjentëve të forcave speciale kërcënimi aty rezultoi fals.
Delina Bitraku