E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetembrojtja e Marty Padia e Thacit pa efekt mbi mua

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti fvetëmbrohet duke thënë se padia e paralajmëruar ndaj tij nga ana e kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçi nuk do të ketë asnjë lloj efekti.

“Thaci e di mirë që raportuesit e Këshillit të Evropës kanë imunitet dhe ngritja e padisë në këtë rast nuk do të thotë asgjë”, është shprehur Marti në një intervistë për gazetën serbe Veçernje Novosti. Ndërsa, kryemisnitri Hashim Thaçi ka thënë se do ta padisë Martin për shpifje pas publikimit të raportit që akuzon ish kreun e UCKsë si “bos i mafias” dhe të përfshirë në një "rrjet të tregtimit të organeve njerëzore" raportuesi i Këshillit të Europës fton për hetime organet përgjegjëse në Kosovë, Serbi si dhe ato ndërkombëtare.

“Drejtësia në Kosovë, instancat ndërkombëtare të drejtësisë, por edhe drejtësia serbe është kompetente”, ka thënë Marti duke shtuar se sipas tij problemi kryesor është fakti që dëshmitarët nuk janë të mbrojtur e ka pasur dhe dëshmitarë që janë vrarë.

Kosova dhe Shqipëria, e cila po ashtu është apostrofuar në raport, kanë kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare, që të fillojë hetimet në të dy vendet, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë pretendimet se në territoret e tyre është zhvilluar trafik organesh

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›