Rome shperthime ne dy ambasada

Një punonjës i sigurisë së Ambasadës Zvicerane mësohet se pësoi një plagosje të rëndë në dorë, vetëm pak orë përpara se kryeqyteti të tronditej nga një tjetër shpërthim, këtë herë në përfaqësinë e vendit amerikanojugor.
Nuk dihet se kush mund të ketë organizuar këto sulme, por mediat përflasin një grup anarkist. Ministri i Jashtëm, Franco Frattini i dënoi aktetet dhe i konsideroi ato si “të vajtueshme”.
”Hetuesit po marrin parasysh disa hipoteza, përfshi atë të një grupi anarkist që është duke u organizuar për të destabilizuar vendin. Besohet se sulmi ka lidhje me burgosjen e disa eksponentëve të grupimit në Zvicër”, shkruante e përditshmja Corriere della Sera, në faqen e saj të internetit, përpara se të ndodhte sulmi i dytë.
Një pako e dyshuar për bombë u gjend në një nga linjat e metrosë së Romës ditën e martë. Pajisjes i mungonte detonatori dhe testet e hollësishme treguan se nuk përmbante lëndë shpërthyese. Protestat antiqeveritare kanë paralizuar Italinë gjatë dy javëve të fundit, me disa prej tyre në Romë, të shoqëruara me episode të dhunshme.