Presioni i Trump Obama publikon certifikaten e lindjes

Fushata paraelektorale për president të Shteteve të Bashkuara paralajmëron se nuk do të jetë shumë e qetë. Ende pa pranuar të jetë kandidat zyrtar i republikanëve për president, biznesmeni i pronave të paluajtshme, i njohuri Donald Trump, kishte hyrë në lojë, duke akuzuar rivalin, presidentin aktual dhe kandidat i demokratëve për 2012, Barak Obama se nuk ishte një qytetar amerikan, pasi nuk kishte lindur në Amerikë.
Prej kohësh, Trump kërkonte certifikatën e lindjes së presidentit, në një kasus që është ndjekur mjaft nga publiku amerikan. Shtëpia e Bardhë ka shuar kuriozitetin e njerëzve, edhe pse shumica e dinte që më parë se Obama ishte një amerikan i lindur në Hauai, duke publikuar certifikatën e tij të lindjes.
Dokumenti konfirmon se Obama ka lindur në ishujt amerikanë, më 4 gusht 1961, por edhe detaje për maternitetin ku ai është lindur. Certifikata është tërhequr nga Hauai nga avokati personal i Obamës. “Nuk kemi më kohë për të humbur me këto lloj kotësish”, ka qenë komenti i vetë presidentit.
Obsesioni i këtyre viteve me vendlindjen e tij, në Kenia apo në Hauai, sipas vetë Obamës përfaqëson një tërheqje të vëmendjes nga çështje më të rëndësishme. ”Disa herë jam argëtuar me falsitete të tilla, por tani është koha për çështje më serioze”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, Trump, në Nju Hempshaier u tha gazetarëve se ishte vërtetë i lumtur me publikimin dhe që ai ishte i gatshëm të niste debatin për çështje të tjera.
Juli Prifti