Vlore grabitet banka. Nuk dihet shuma e vjedhur
Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur mesditën e sotme një bankë në qendrë të qytetit të Vlorës. Sipas dëshmitarëve grabitësit e moshës nga 25- 30 vjeç kanë hyrë në bankë dhe nën kërcënimin e armës kanë detyruar njërën prej punonjëseve t’i japë të gjithë shumën e parave që kishte në arkë.
Pas grabitjes ata janë larguar në këmbë e më pas me makinë në drejtim të paditur ndërkohë që policia e sinjalizuara nga banka ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe ndalimin e tyre. Ende nuk dihet se sa është shumë e parave të grabitura, por mësohet se janë grabitur lekë shqiptare si dhe valutë e huaj.
Festim Llanaj