Afrike e Jugut Mandela del nga spitali

E gjithë bota është lutur për jetën e tij. Tashmë Nelson Mandela ka dalë nga spitali ushtarak ku ishte shtruar prej nëntë ditësh për shkak të një infeksioni në mushkëri. 94 vjeçari ish president dhe çmimi Nobel për paqen u la të dilte nga spitali pasi shëndeti i tij është përmirësuar ndjeshën dhe tashmë do të vazhdojë mjekimet në shtëpi. Mandela ishte shtruar në spital në 27 mars për herë të tretë që nga dhjetori i kaluar. Problemet me mushkëritë vijnë si pasojë e qëndrimit të gjatë në burg. I dënuar në vitin 1964 me burgim të përjetshëm me akuzën e tradhtisë së lartë gjatë 27 viteve në burg ai u sëmur me tuberkuloz. Presidenti i Afrikës së Jugut Jakob Zuma ka falenderuar stafin mjekësor si dhe të gjithë ata që janë lutur për Mandelën gjatë kësaj kohe.