E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romët, Totozani: Institucionetpranuan dëbimin me dhunë

Të tjera rreth shkrimit Romët: Ky është krim, Delijorgji pronar i truallit TIRANE- Avokati i Popullit shpreh shqetësimin dhe dënon heshtjen e institucioneve shtetërore ndaj 37 familjeve rome të cilat janë dëbuar nga trualli, ku kishin ngritur kampin e tyre prej më shumë se 10 vitesh, në Rrugën e Kavajës, pranë Pallatit me Shigjeta (Tiranë).
 
“Situata është e rëndë e paprecendetë. Turp që po ndodh në institucionet tonë. Përveç organizatave ndërkombëtare asnjë institucion shtetëror nuk i është përgjigjur thirrjeve të organizatave ndërkombëtare dhe nuk po vepron në trajtimin e kësaj cështjeje.”- tha Igli Totozani, kreu i këtij institucioni në një prononcim për median mesditën e sotme nga selia e Avokatit të Popullit

“Kanë pranuar dëbimin me forcë të qytetarëve romë, dhe po heshtin për t’i ndihmuar dhe për t’i gjetur një strehim të përshtatshëm”- nënvizoi Totozani.

Nga 37 familjet që janë dëbuar nga trualli një pjesë janë larguar nga trualli, i cili është rrethuar me mur, ndërsa ka ende të tjerë që janë brenda, informoi ai.

Duke shtuar se gjatë natës ka vijuar dëbimi i romëve, Totozani bëri apel të ndalet dëbimi dhe qeveria të zbatojë të drejtat e njeriut duke i siguruar një strehim dhe nevojat urgjente të familjeve rome.
 
“I kërkojmë bashkisë, Ministrisë së Punës e Cështjeve Sociale që nëpërmjet shërbimeve sociale dhe programeve për strehim të paraqiten urgjentisht pranë familjeve të dëbuara. Të njihen me nevojat urgjente të tyre dhe të marrin masat urgjente për këto familje. Të sigurojnë pa vonesë strehim  të pranueshem në reskept të standardeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.”- tha Totozani.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›