E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët, Totozani:Duhet zgjidhjeurgjente, Qeveria: Ngremë çadra

Avokati i Popullit organizon një tryezë për sitautën ku ndodhen më shumë se 37 familjet rome të cilat u dëbuan nga kampi që kishin ngritur tek ish ndërmarrja artistike pasi trualli ishte pronë private.
 
Në tryezë janë të ftuar edhe përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Minsitria e Punës dhe Cështjeve Sociale.

 Avokati i Popullit tha se “romët po dëbohen padrejtësisht” dhe i kërkoi Burgajt të hetojë.

“Duhet zgjidhje emergjente për cështjen e romëve. Duhet të përmbushim kriterin e 11 për marrjen e statusit”- tha Totozani.  Një përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme tha se po analizohen të dhënat që janë mbledhur këto ditë

Nga ana e tij përfaqësuesi i Ministrisë së Punës propozon që romët të shkojnë të jetojnë në çadra që do ngrihen në Sharrë dhe shtëpi me qera ose do ngrihen shtëpi prej druri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›