Romet kerkojne arsimim dhe punesim

Minoritetet, ashtu siç quhen ne strategji apo ne gjuhen zyrtare, ne menyre te veçante ato rome, kane probleme me regjistrimin e popullates, me arsimimin dhe me punesimin.
Veç ketyre problemeve te medha, komuniteti rom e ka edhe me paragjykimin ne institucione te ndryshme, por edhe ne institucionet shendetesore, ku shpeshhere nuk pranohet t’i jepet ndihma e nevojshme.
Perdoruesit e drogave, te cilet jane rome, nuk pranohet t’i jepet sherbim shendetesor.
“Qeveria shqiptare eshte e angazhuar aktivisht per mbrojtjen e minoriteteve, zbatimin e te drejtave te tyre, permbushjen e nevojave, pa u diskriminuar ne raport me shumicen. Dhe nje nga keto minoritete eshte ai rom”, tha ministri i Punes, Spiro Ksera, ne takimin qe zhvilloi dje me shoqatat dhe organizatat e romeve.