E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në 20 nëntor të mblidhemi në Tiranë

Berati,ka qenë stacioni i parë i protestave të paralajmëruara të Partisë Socialiste në rrethe për të kërkuar hapjen e kutive të 28 qershorit.
Në fjalën e tij kreu socialist Edi Rama ka theksuar se sot protesta e opozitës vijon këtu ku u grabit mandati i PS-së. "Fati i kësaj beteje nuk është në duart e atyre që na detyruan të jemi këtu, por nga beteja jonë për të luftuar për votën e lirë dhe për të mos u tërhequr" theksoi Rama.
Kreu socialist rama kërkoi që të gjithë shqiptarët në 20 nëntor të mblidhen në Tiranë për t'u bërë barikadë e pushtetit të korrupsionit dhe për të parë votën dhe për ta çliruar këtë votë nga pushteti i korruptuar. Ndërkohë kreu socialist Rama ka ripërsëritur edhe njëherë vendimin se PS-ja nuk do futet në parlament i cili sipas tij është pa legjitimitet dhe se nuk do mbyllen sytë për këtë maskaradë zgjedhore.
Gjithashtu Rama ka theksuar se votat u grabitën për të thithur të gjitha prurjet e korrupsionit e koncesioneve që po ndjellin re të zeza në qiellin e së ardhmes së këtij vendi.
Në protestë kanë qenë të pranishëm drejtues të lartë të Partisë Socialiste si dhe krerët e partive të vogla si kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i PLD-së Spartak Ngjela si dhe kreu i G99-ës Erion veliaj dhe është zhvilluar nën moton "Është vjedhur vota juaj".
Kreu i PDS-së Paskal Milo ka theksuar se duhet t'i japim fund këtë epokë të vjedhjes së votës dhe ti japin jehonën e bashkimit. Sipas tij progres raporti i KE-së nuk shënoi progres për Shqipërinë, sepse standarti më thebësor ai i zgjedhjeve nuk u përmbush. "Qeveritarët tanë të mbrapshtë me në krye Berishën nuk përqëndrohen tek ju por vetëm për të vjedhur dhe manipuluar votën" theksoi Milo. Sipas tij vjedhja e votës është bërë normë, moral dhe standart. Ndërsa kreu i PDS-së Skënder Gjinushi është shprehur se qeveria aktuale nuk legjitimohet me votën tuaj dhe ajo nuk legjitmohet vetëm me mandatin e Beratit sepse ju votuat për largimin e tij. Mungojnë faktet thonë shërbëtorët e Berishës kur fakt është që PS-ja ke edhe një mandate tjetër në Berat theksoi Gjinushi. Sipas tij hapja e kutive të Beratit do të mjaftonte të tregonte maxhorancën e vërtetë që i takon të majtës së bashkuar. Të hapen kutitë e votimit që t'i hapet rruga demokracisë në Shqipëri përfundoi Gjinushi.
Protesta e Beratit, është zhvilluar pas asaj të së shtunës në Tiranë, me pretendimin e PS-së se në këtë qytet iu "grabit një mandat deputeti".
Partia Socialiste i nisi protestat kundër "vjedhjes së votës" të shtunën e kaluar në Tiranë, ku bashkë me kreun e PS u bashkuan edhe kryetarë të tjerë të partive politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›