Shqiperia, Republike me mbret

Per Kryeministrin Berisha bashkejetojne republika dhe mbreteria. “Fiks Fare”, gjate kesaj jave, tregoi se si eshte shkelur ligji nga qeveria dhe Kryeministri per çeshtjen e pronave te tij, per cilesimin si mbret apo si ish-mbret.
Kur degjon Kryeministrin t’i drejtohet me titullin madheri Leka Zogut, nuk dime vertet si ta quajme Zogun, “madheria e tij” apo shkurt Leka Zogu?
Me ligj, ai eshte pasardhesi i ish-mbretit dhe familja e tij eshte pasardhese e ish-familjes mbreterore. Madje kjo eshte e percaktuar qarte ne nenin 3 te ligjit 9063 dt. 08.05.2003.
Ne kete ligj, me ish-familje mbreterore kuptohet familja e trashegimtareve te ish-mbretit Zog I dhe ish-mbretereshes Geraldine, duke perfshire edhe pasardhesit e tyre.
Por askush nuk pyet per ligjin, aq me shume ata qe mburren perdite se jane me ligjin dhe e shkelin vete kete ligj.