E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romet ne SHBA integrimi ne shoqeri avantazhet dhe disavantazhet

Muajin e kaluar Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut filloi degjimin e ceshtjes se nje gruaje rome nga Sllovakia e cila thote se u sterilizua kunder deshires se saj. Nderkohe vendimi i Frances per te debuar imigrante rome qe jetojne ne vendbanime te perkohshme u prit me habi nga aktivistet. Po jashte Evropes a ka probleme te ngjashme Sic vihet ne dukje ne materialin ne vazhdim ne Shtetet e Bashkuara diversiteti kulturor mund tu ofroje romeve si avantazhe edhe disavantazhe.

Kristiana Grigoir studion ne Universitetin Vanderbilt te shtetit Tenesi me nje burse prestigjoze Fulbright. Ajo eshte rumune si edhe rome pjese e nje grupi etnik te cilet shpesh quhen cigane. Ajo thote se amerikanet i njohin shume pak romet.

Shumica e amerikaneve qe kam takuar nuk dine shume rreth popullit rom. Ata njohin ciganet por jo si nje grup i tere etnik nje popull i tere. Ata i shkojne me shume keta njerez si nje kostum hallouini qe vishet nje here ne vit.

Ne Shtetet e Bashkuara romet shpesh shihen te lidhur me nje kulture te larget ekzotike. Ne rrugen Xhipsi ne Philadelphia nje banor thote se nuk e di si e mori emrin kjo rruge por e di fare mire se ketu nuk banon ndonje cigan. Ai thote se romet perbejne nje pjese fare te vogel te popullsise ne Shtetet e Bashkuara.

Do te thosha se romet perbejne nje pjese fare te vogel ndoshta 0.01 per qind te popullsise.

Profesori i Universitetit te Teksasit Ian Hancock thote se ne Shtetet e Bashkuara banojne deri ne 1 milion rome. Ai thote se ne Amerike ka pasur vale imigrantesh rome qe prej fillimit te viteve 1800. Profesor Hancock i cili ka qene perfaqesues i romeve ne Kombet e Bashkuara thote se historikisht romet e kane pasur te lehte te integrohen ne shoqerine amerikane nderkohe qe kane ruajtur traditat e tyre. Por kjo thote profesori ka pasur pasojat e veta.

Ne nje vend imigrantesh si Shtetet e Bashkuara jetojne njerez te kulturave etnive dhe racave te ndryshme. Romet per shembull nuk ndryshojne shume nga te bardhet gje qe ka nxitur idene se ky grup eshte nje kulture dhe jo etni.

Profesor Hancock kujdeset per Qendren e Arkives dhe Dokumentacionit te Romeve. Koleksioni i tij perbehet nga libra fotografi dhe filma per te cilet ai thote se inkurajojne kete imazh te deformuar te romeve.

Media raporton rreth romeve lidhur me aspekte qe nuk do te guxonte ti permendte rreth pakicave te tjera te vendit. Ketu perfshihet edhe industria e sotme e argetimit.

Fej Uilliams i perket brezit te trete rom i lindur ne Amerike. Ajo jeton me familjen ne Texas dhe thote se imazhe te tilla nuk jane zhdukur.

Shumica e njerezve nuk e kane idene e kultures tone. Ata mendojne se romet jane njerez qe sillen verdalle per te vjedhur pula dhe rrembyer femije te vegjel.

Williams thote se kur ishte femije te rriturit e mesonin te mos identifikohej si rom. Ajo thote se megjithe paragjykimet aftesia e popullit te saj per tu integruar ne shoqeri ka qene nje e mire e jo mallkim vecanerisht po te krahasohet me Evropen.

Mendoj se ka qene aspekti me i mire qe kemi perjetuar si popull. Populli yne erdhi ne kete vend si shume popuj nga vende te tjera dhe e pati te lehte te integrohej shume me te lehte se cdo popull tjeter.

Kristiana Grigoir thote se diversiteti kulturor ne Shtetet e Bashkuara e beri ate qe te flase hapur per here te pare rreth identitetit te saj rom. Ajo e ve theksin tek kontrasti qe ekziston ne vendlindjen e saj Rumani ku romet ende diskriminohen.

Imagjinoni se mua mu deshen 20 vjet per te folur rreth identitetit tim etnik. Kjo tregon se sa te forta jane paragjykimet.

Grigoir balerine amatore thote se nuk ka perjetuar diskriminim racial ne Shtetet e Bashkuara. Ne fakt shton ajo trashegimia e saj etnike ka qene per te nje pasuri.

Kur flas per vete si pjese e popullates cigane njerezit reagojne me interesim dhe si rezultat edhe jeta ime menjehere behet me interesante.

Megjithate disa rome thone se diskriminimi eshte nje barre e rende ne Shtetet e Bashkuara vecanerisht ne vendin e punes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›