Romët në protestë: Bashkia na ndaloi mbledhjen e kanaçeve

Policia Bashkiake ndërrmer aksion për të konfiskuar mjetet që përdoren për mbledhjen e materialeve të riciklueshme. Pikërisht për të kundërshtuar këtë vendim komuniteti rom organizoi një protestë për të kërkuar që ti rikthenin karrocat.
Sipas përfaqësuesve të këtij komuniteti mbledhja e kanaçeve dhe materiale plastike është e vetmja mënyrë që ata kanë për të fituar bukën e gojës.
I pranishëm në këtë protestë ka qenë edhe këshilltari socialist në Bashkinë e Tiranës Florian Pullazi i cili kërkoi që ti jepet zgjidhje kësaj çështje dhe të mbështetetet komuniteti rom.
Sipas përfaqësuesve të komuniteti rom dhe egjiptian që prej disa ditësh policia bashkiake ka konfiskuar të gjitha ato karroca të cilat qarkullonin në rrugët e kryeqytetit dhe mblidhnin materiale për riciklim të cilat më pas i shisnin.