Pushimet verore, Greqia ofron çmime të ulta për turistët

Kriza ekonomike që ka prekur Greqinë ul çmimet për turistët. Kështu të gjithë ata shqiptarë që kanë menduar ti kalojnë pushimet në vendin tonë fqinj do të gjejnë çmime të arsyeshme.
Sipas Griselda Goxharës punonjëse në agjensinë Yldon 10 ditë pushime në vendin Helen për një familje kushton rreth 1 mijë euro ndërsa pas saj vijnë shtete si Turqia apo Spanja të cilat janë më të shtrenjta.
Krahasuar me Shqipërinë mundësitë që ofrojnë vendet e tjera për të pushuar vlerësohen shumë herë më të mira.
Pavarësisht uljes së çmimeve ajo që vihet re është se prenotimet për të kaluar pushimet jashtë vendit janë ulur ndjeshëm në krahasim me vite më parë.