Romët pa zgjidhje, akuza për Ministrinë e Punës
Tetë familjet rome që vazhdojnë të strehohen me çadra tek zyra e Avokatit të Popullit vazhdojnë të refuzojnë çdo destinacion të mundshëm që u është ofruar deri tani. Madje ata kanë akuzuar edhe strukturat drejtuese të Ministrisë së Punës, cështjeve sociale dhe shanceve të barabarta për shpërdorim të fondeve që janë për këtë kategori. Pas katër ditës të vendosur në ambjentet e zyrës së Avokatit të Populli, në pritje për të gjetur strehim, ata shprehen të vendosur që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme pasi në të kundër do të hyjnë në grevë urie.
Janë rreth 50 persona të cilët janë vendosur në zyrën e Avokatit të Popullit, pasi u dëbuan nga pronari i tokës në afërsi të Tufinës.