Starova në takimin e NATO-s: Në Afganistan deri në fund
Shqipëria do të vazhdojë që të qëndroj me mision në Afganistan deri sa të jetë e nevojshme. Zv.ministri i Mbrojtjes, Arian Starova, i cili ishte përfaqësuesi i Shqipërisë në Ministerialin e radhës në NATO u shpreh se forcat tona me mision në këtë vend do të jenë prezente deri në momentin që do të kërkohet prej Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Fogh Rasmussen u shpreh se tashmë forcat e NATOS do ti nështrohen një tranzicioni nga luftimi drejt tranzicionit. Cështja e Kosovës ishte një tjetër temë që u trajtua në takimin e radhës së kësaj Aleance.