Greqi, 65 miliardë Euro të tërhequra nga bankat

Ministri i financave të Greqisë, Evanelos Venizelos, tha se grekët kanë tërhequr 65 miliardë euro nga bankat, prej vitit 2009, por jashtë i kanë dërguar vetëm 16 miliardë euro.
Shqetësimet se Greqia mund të jetë e detyruar të largohet nga euroja dhe kriza e ashpër ekonomike, i kanë nxitur grekët që të tërheqin kursimet e tyre në banka.
Shumë individë dhe kompani ishin të detyruar të tërheqin të hollat për të bërë pagesat e faturave, megjithatë shumë grekë kanë tërhequr paratë dhe i ruajnë në mënyra të tjera, përfshirë edhe kutitë depozituese të sigura.