Romët protestë para Bashkisë së Tiranës
Komuniteti rom ka zhvilluar sot një protestë para bashkisë së Tiranës.
Protesta vjen pas debatit për zhvendosjen e 37 familjeve rome nga trualli i ish ndërmarrjes artistike, tek kryqëzimi pranë Pallatit me Shigjeta.
Federata rome kërkon nga bashkia e Tiranës më shumë vemendje ndaj komunitetit dhe zgjidhjen e çështjes së strehimit.
Mësohet se romët janë vendosur përballë bashkisë së Tiranës ku po qëndrojnë prej disa orësh.