E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Vdes në aksident emigranti, e përplas makina sapo zbriti nga autobusi në atdhe (VIDEO)

aksident34 vjeçari Aleksandër Polo nga fshati Grapsh i Dropullit të Poshtëm në Gjirokastër humbi jetën në një aksident rrugor, pranë shtëpisë së tij.

Ai udhëtoi nga Athina mbrëmjen e kaluar drejt Shqipërisë me autobus, për të marrë pjesë në festën e përvitshme që organizohet në fshat.

Por pasi ka zbritur nga autobusi dhe tentoi të kalonte rrugën, u përplas për vdekje nga një mjet që drejtohej nga bashkëfshatari i tij, Jani Dushi.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në aksin Kakavijë Gjirokastër.

Grupi hetimor i ngjarjes konkludoi se shkak i këtij aksidenti është shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i pijeve alkolike nga drejtesi i mjetit që goditi kalimtarin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›