E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 4 të arrestuar për vepra të ndryshme penale

Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë është arrestuar 49-vjeçari Ismail Xhafa, pasi prej 1 viti, ushtronte në mënyrë të vazhdueshme, dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij 46-vjeçare, B.Xhafa.

Gjithashtu policia ka ndalur 46-vjeçarin Bashkim Lazi i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 6 muaj burg për vjedhje.

Policia e Elbasanit ka arrestuar edhe 19-vjeçarin Zenel Luka, 19 vjec, pasi ky i fundit duke drejtuar mjetin motoçiklete tip “Dayang”, me targe AG 509, është perplasur me mjetin ciklomotorr, tip Piagio, me drejtues shtetasin H.Hajdari, vjec 54, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan.

Si pasoje e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi H.Hajdari, i cili u dërgua në Spitalin Kirurgjik Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu, nga ana e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personi u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Ekloria Rama, vjec 25, banues në fshatin Tunje e Re, Komuna Tunje Gramsh.

Arrestimi i tij u krye pasi, në fshatin Tunje,  gjate nje konflikti per motive te dobeta, ky shtetas ka goditur me mjete te forta ne trup,  duke e demtuar rende, 24-vjecarin  shtetasin A.L, banues po ne fshatin Tunje.

I dëmtuari u dergua menjehere  ne Spitalin Ushtarak Tirane, ku mori ndihmen mjekesore dhe aktualisht  ndodhet jashte rreziku per jeten.

Materialet lidhur me ngjarjet e mesiperme iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqsore  Elbasan per veprime te metejshme per veprat penale “Plagosje e rende me dashje, Dhune ne familje dhe  vjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›