E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romet serbe midis stereotipeve dhe realitetit

Me se 60 per qind e romeve ne Serbi jetojne nen kufirin e varferise. Vete pozita sociale e romeve eshte mjaft e diskutueshme thote Manja Nikoliq ndermjetesuese per romet ne Vojvodine. Problemi i dokumenteve personale eshte i kahershem. Kur prinderit nuk jane te regjistruar ne librat e amzes automatikisht as femijet nuk gezojne te drejten per dokumenta. Ne ato raste behet regjistrimi i mevonshem thote zonja Nikoliq dhe kujton se pozita e femres rome ne shoqeri eshte e keqe. Sipas saj asaj i jane kufizuar edhe te drejtat themelore te njeriut.

Psikologia Bilana Igjushki thote se ne raport me pakicat paraprakisht krijohen paragjykime. Nese kemi nje sistem vlerash ku nje perfaqesues i pakicave ne aspektin social eshte i pasuksesshem atehere automatikisht kjo pritet per te gjithe pjesetaret e atij grupi etnik. Por kur ndodh qe perfaqesuesi i nje grupi etnik te jete i suksesshem atehere reagimi me i shpeshte i njerezve eshte paqartesia kognitive. Per tu sqaruar paqartesia eshte shume me rendesi te shqyrtohet sistemi i bindjeve per veteveten boten dhe tjeret.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nxenes rome

Shkollimi si nje yll udhezues

Ata te suksesshmit te arsimuarit dhe kreativet thone se ne menyre te barabarte marrin pjese ne rrjedhat shoqerore dhe te gjitha sferat tjera te komunitetit. Zoran Tairoviqi jeton ne Novi Sad. Ai eshte fotograf. Sivjet do te duhej te doktoronte. Kur flitet per diskriminimin thote se nuk ka pasur probleme. Sepse edhe ne shkollen e mesme ai ishte nxenesi me i mire. Ne fakultet poashtu kam qene njeri nder studentet me te mire prandaj nuk kam kaluar neper ate qe thuhet diskriminim i romeve. Lirisht mund te them se cdo lloj flustrimi ishte nxitje dhe kenaqesi ne planin e punes. Ne kete menyre e kam orientuar tere energjine time. Poashtu mendoj se kjo eshte forma me e mire te tejkalohet cdo lloj traume. Sepse femijet qe vijojne shkollen e mesme hyjne ne nje rreth te ri ndash ne te vertet marrin nje shuplake sidomos nese vijne nga periferia ne qytet. Dhe pikerisht ajo shuplake per fat te keq i kthen ne bashkesine e tyre ku ndihen se i takojne dhe jane te pranuar. Ate qe ju sygjeroj te rinjve eshte te kene nje yll udhezues.

Per Tairoqviq ylli udhezues duhet te jete rruga e arsimimit. Arsimi eshte i vetmi qe e bartim me vete ate nuk mund ta marr askush thote Zoran Tairoviq i cili pervec fotografimit me sukses merret edhe me teater film dhe muzike. Ai ekspozon ne Gjermani Itali Amerike... Eumlshte fitues i cmimeve prestigjioze. Ne kete vit pritet te paraqitet dhe filmi i tij Moment of movement.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rome ne Serbi

Nacionaliste ka kudo

Per te bere krahasime me kohet e hershme biseduam edhe me disa pjesetare me ne moshe te kesaj popullate. Gustav tani ne moshen 49 vjecare tregon se e ka kryer shkollen e mesme teknike dhe se nje kohe ka punuar si teknik vizatimi ne nje firme. Dokumentet i kam por nena ime nuk i kishte ne te kaluaren sqaron ai.


Millani ka 63 vjec dhe thote se eshte kohe e veshtire se kriza eshte kudo Gjithnje gjenden dhe nacionaliste por nuk duhet shikuar me zemerim por te punohet per jeten personale thote i qete Milani dhe pse jeton nga ndihmat sociale dhe nga ndihma e femijeve. Romet jane popull me prejardhje nga India te cilen e braktise rreth shekullit te X-te. Sot jetojne te shperndare ne gjithe boten kryesisht ne Evrope. Prej tyre sipas vleresimeve dhe te dhenave jozyrtare ne Serbi jetojne rreth 500.000 vete.

Autore Maja Rudu / Esat Ahmeti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›