Jo Gjermania por SPD-ja po veteeliminohet Thilo Sarrazin mbetet tek socialdemokratet

Ai qe do te kishte vene bast muajt e fundit nese Thilo Sarrazin do te vazhdonte te mbetej anetar i partise SPD nuk do te merrej seriozisht. Ish-anetarin e bankes Federale Gjermane dhe ish-senatorin e Berlinit per Financat e kishte kritikuar ashper edhe vete kryetari i partise Siegmar Gabriel. Por ne fund doli fitues instinkti populist i politikes dhe gjykata e SPD-se mori vendim qe Thilo Sarrazini te mos perjashtohet nga partia. Por me kete partia nuk e zgjidhi problemin por krijoi nje te ri. Ne radhet e SPD-se ka filluar nje vale daljesh nga partia sidomos e anetareve te krahut te majte. Gabrieli hesht me force kurse sekretarja e pergjithshme e partise Andrea Nahles po perpiqet per te kufizuar demet.
Cfare e beri kryesine te ndryshonte qendrim
Sqarimi i thjeshte i Sarrazinit se me beststeller-in e tij Gjermania po veteeliminohet nuk synonte te diskriminonte migrantet ishte per Andrea Nahlesin si perfaqesuese e kryesise se partise ne gjykaten e SPD-se i mjaftueshem per te votuar kunder perjashtimit te tij nga partia. Sarrazini kishte shtuar se ai donte te terhiqte vemendjen per deficitet e medha ne fushen e migramit dhe te integrimit si dhe per zhvillimet e gabuara demografike ne Gjermani.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Baha Gngr komenton
Ne rast se SPD nuk e perjashton nga radhet e saj Sarrazinin e ben kete sepse mendon se shumica dermuese e anetareve dhe e elektoratit te saj mendojne si ai. Kjo do te thote se nje perqindje e madhe e gjermaneve ndajne paragjykimet ndaj turqve arabeve dhe hebrejve. Per kete flet edhe fakti qe libri i Sarrazinit eshte prej muajsh ne listat e bestseller-ve. Po a nuk do te ishte me e pershtatshme per perfytyrimet e nje partie te majte ne rast se SPD do te tregonte guxim dhe do te ndahej prej nje njeriu tezat e te cilit ofrojne madje slogane per fushaten elektorale te partive ekstremiste te djathta
Gjermania nuk veteeliminohet por SPD-ja me qendrimin e ri ndaj Sarrazinit
Gjermania nuk do te veteeliminohet sikurse deklaron titulli i librit te Sarrazinit. Por SPD gjendjet perpara nje grumbulli te madh problemesh dhe duhet te kete frike se mund te veteeliminohet prej besnikerise ndaj shokut Sarrazin ose se mund te rrezikoje humbje te medha votash ne zgjedhjet lokale. Se ctaktike elektorale e beri SPD qe te mos mbante pozicion te qarte ndaj Sarrazinit mbetet sekret i krereve drejtues te partise nen drejtimin e Gabrielit. E qarte eshte se qindramijera gjermane me sfond emigracioni qe deri tani kane votuar ne shumice socialdemokratet do te fillojne te kerkojne per alternativa. Te tilla vertet nuk mungojne dhe ka kohe qe edhe partite e tjera e kane kuptuar se emigrantet qe kane marre nenshtetesine gjermanejane nje grup elektoral terheqes dhe aktualisht i madh.
Sarrazini e ka acaruar polarizimin mes perkrahesve dhe kundershtareve te nje shoqerie multikulturore mbi bazen e barazise dhe te pranimit ne Gjermani. Paragjykimet reciproke jane cimentuar dhe tani mund te flitet edhe me pak per shtensionim ne problematiken e integrimit.
Atyre qe u vjen per shtat ky zhvillim jane ekstremistet politike dhe fetare. Sfidat per paqen e brendshme dhe sigurine ne Gjermani kerkojne qe te gjithe njerezit te bashkohen krah per krah - me ose pa sfond emigracioni. Nje politike e arsyeshme migrimi dhe integrimi ne Gjermani i ngjan figurativisht shpimit te nje druri te trrashe. Thilo Sarrazin - dhe pasuesit e tij ne SPD - e kane trashur edhe me teper ate.
Autor Baha Guumlngoumlr
Redaktoi Pandeli Pani