Greqia në krizë por blen 1 miliard euro armatime nga vendet e BE-së
Të dhënat zyrtare tregojnë se vendet e BE-së i kanë shitur Greqisë mbi 1 miliard euro armë në një kohë kur po negociohej për marrjen e pjesës së parë të ndihmës në vitin 2010-të.
Franca është shitësja më e madhe me një marrëveshje prej 794 milion euro për avionë luftarakë tregohet nga të dhënat e publikuara ka Këshilli i Evropës. Franca gjithashtu i ka shitur Greqisë 58 milion euro raketa dhe 19 milion euro pajisje elektronike për avion kundër raketë dhe shënjues të objektivit.
Mbrojtëset më të madha për ndihmën, Hollanda dhe Gjermania së bashku i kanë shitur Greqisë thuajse 90 milion euro pajisje elektronike dhe armë tokësore. Kurse Italia i ka shitur asaj 52 milion euro pushkë dhe pjesë të avionëve luftarakë ndërsa tregtia me Spanjën arrin në 33 milion euro kimikate.
Në një kohë që Greqia po përpiqet të ulë çdo centimetër të shpenzimeve në buxhet, ajo vazhdon të mbetet një nga shtetet që shpenzon më shumë për blerjen e armatimeve. Kjo ndodh nisur edhe nga kërcënimi që i vjen nga Turqia.
Në 2010-n zv.ministri i Mbrojtjes Panos Beglitis deklaroi se Brukseli nuk ka ushtruar presion për blerjen e këtyre armëve me kushtin e dhënies së ndihmës ekonomike.
Në të dhënat e publikuara tregohet se gjatë vitit 2012, vendet e BE-së kanë armatosur aleatët e tyre Sunni për të luftuar kundër armiqve Shia në Iran dhe Siri.
Vendet e BE-së gjithashtu kanë eksportuar drejtë Arabisë Saudite armatime me vlerë 2.5 miliard euro dhe 1.5 për në Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe 1.2 milion euro për në Oman.
Ato nuk i kanë shitur thuajse asgjë Iranit dhe Sirisë, kjo e fundit më së shumti blen nga Rusia. /F.Stafa/