E Diel, 1 Nëntor 2026

Romney kërkon Condolezza Rce si zëvendës-presidente

Në garën për të qenë zëvendëspresident e Shteteve të Bashkuara, nëse kandidati republikan, Mitt Romney, shpallet fitues përballë rivalit demokrat dhe presidentit aktual, Barack Obama, është futur edhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Condolezza Rice.

Rice, që aktualisht është e angazhuar për SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndodhet në listën e kandidatit Romney për të qenë krahu i tij i djathtë.

Vetë ish-sekretarja amerikane e Shtetit gjatë presidencës së Bush, ka deklaruar se nuk është e interesuar për një post të tillë.

Megjithatë, mediat amerikane flasin për një kandidaturë të fortë të saj. Sipas Drudge Report, Rice jo vetëm është në listin disa-emërore të Mitt Romneyt për të qenë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara, por ndodhet edhe në mesin e tre emrave të parë në këtë listë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›