Rikthimi i Berlusconit përçan Italinë

Një figurë dominuese për gati 20 vjet në skenën politike italiane, Berlusconi e ka përcarë opinionin si rrallë kush, duke ndjekur interesat e vendit mes betejave ndaj një serie të vazhdueshme skandalesh korrupsioni e seksi.
Për një pjesë të italianëve, pikërisht këto skandale ishin arsyeja përse vendosën të mos e mbështesin me ish-kreun e ekzekutivit.
“Unë kam qenë një adhurues i Berlusconit, por pas gjithë atyre çfarë ka bërë, festave, vajzave, pagesave, të gjitha këto janë të neveritshme. Më mirë të mos rikthehet më”, thotë një banor i Romës.
Për analistët, rikthimi i Berlusconit mund të shkaktonte kaos në sektorin financiar. Tregjet janë mjaft të ndjeshme ndaj perspektivës së një ngërçi politik që do bllokonte reformat ekonomike pas largimit të Montit vitin që vjen.