E Diel, 1 Nëntor 2026

Një grup i panjohur e mori përgjegjësinë për sulmet në Siri

Grupi i panjohur islamist në Siri, Al-Nusra Front, e ka marrë përgjegjësinë për dy sulme vetëvrasëse me bomba në kryeqytetin Damask, nga të cilat u vranë 55 persona.

Nëpërmjet një videoje, ky grup ka thënë se sulmi më vdekjeprurës prej se ka filluar kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, para 14 muajve, ishte hakmarrje për sulmet e qeverisë në hapësirat e banuara.

Me gjithë se ka pak informacione për këtë grup, agjencitë perëndimore besojnë se mund të jetë kjo një degë e Al-Kaidës, me seli në Irak.

Sulmi i 10 majit ishte një goditje e rëndë për armëpushimin e ndjeshëm, të ndërmjetësuar nga i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më se 9 mijë njerëz janë vrarë prej se ka filluar kryengritja në Siri, në mars të vitit të kaluar.

Në anën tjetër, kryeministri sirian, Adel Safar vizitoi vendin e sulmit të dyfishtë vetëvrasës në Damask.

Shpërthimet sipas tij, kishin për qëllim të godisnin vullnetin e Sirisë, jetën, sigurinë dhe stabilitetin e njerëzve të saj.

Ndërkohë, dhuna në Siri po vazhdon me intensitet të pandërprerë dhe raportet për episode dhunë dhe gjakderdhje vazhdojnë të mbërrijnë nga i gjithë vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›