Evropa e priti Vitin e Ri me shqetesime per ekonomine

Evropa u zgjua ne Vitin e Ri mes paralajmerimeve nga udheheqesit evropiane se ka detyra te veshtira perpara per te ruajtur monedhen euro dhe per tejkalimin e krizes me te thelle ekonomike ne dekada.
Evropianet u zgjuan me nje kujtese te hidhur nga viti 2011 kur kontinenti i tyre u zhyt ne krizen me te thelle ekonomike ne dekada.
Udheheqesit e qeverive evropiane nuk ishin aq optimist per vitin e ri. Presidenti francez Nikolas Sarkozi paralajmeroi se veshtiresite financiare te Evropes nuk kane mbaruar dhe se viti 2012 do te jete vit i mbushur me rreziqe por edhe nje vit i mundesive te reja.
Ekonomia me e madhe e Evropes Gjermania pritet te luaje nje rol kryesor ne zgjidhjen e problemit te borxheve prej miliarda eurosh. Gjermania ka qene e perfshire ne perpjekjet e deshperuara per te parandaluar kolapsin e eurozones.
Ne fjalimin e vitit te ri drejtuar vendit te saj kancelarja gjermane Angela Merkel e pranoi se 2012-ta do te jete vit i veshtire.
Duke folur ne televizionin kombetar zonja Merkel tha se kapercimi i ketyre veshtiresive nuk do te jete pa pengesa por sic tha ajo ne fund te kesaj rruge Evropa do te jete me e forte se para krizes. Ajo premtoi se do te beje gjithcka per te mbrojtur monedhen evropiane dhe per te ndihmuar ne zgjidhjen e krizes se borxheve. Zonja Merkel tha se euro e ka bere jeten e perditshme me te lehte dhe ekonomine me te forte.
Kancelarja Merkel kete muaj do te takohet me presidentin Sarkozi ne Berlin per te diskutuar ndryshimet ne rregullat fiskale te Evropes dhe ne muajin mars pritet qe te arrihet nje marreveshje perfundimtare nga udheheqesit evropiane lidhur me propozimet gjermano-franceze.
Edhe anetaret e BE-se qe nuk e perdorin euron pritet te ballafaqohen me pasiguri ekonomike dhe politike gjate ketij viti.
Ne mesin e vendeve te prekura nga kriza eshte edhe Hungaria pasi agjencite e medha te klasifikimit te kreditit Moody dhe Standard amp Poor e ulen klasifikimin e kredive te saj.
Pervec kesaj shume vende perendimore jane te shqetesuar ne lidhje me kushtetuten e re te Hungarise dhe ligjet te cilat kane hyre ne fuqi ne diten e Vitit te Ri. Kritiket thone se qeveria ka rritur kontrollin ndaj Bankes Qendrore fondeve private te pensioneve dhe ndaj institucioneve te tjera qe me pare ishin me te pavarura.
Per te gjetur disa fjale shpresedhenese katoliket ne Hungari dhe ne mbare Evropen u kthyen nga Papa Benedikti XVI i cili shenoi fundin e vitit 2011 me nje lutje qe u transmetua ne kanalet televizive. Ai tha se njerezimi e pret Vitin e Ri me shqetesim por edhe me shprese per nje te ardhme me te mire sepse Zoti shikon dhe kujdeset per te gjithe.