E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenomeni "Ezel" permbys avantazhin e telenovelave braziliane

Gjate viteve te fundit serialet televizive turke, kane fituar popullaritet te menjehershem, fale teknikave ne xhirim si dhe nga perzgjedhja e kastit te mire te aktoreve. Jashte Turqise, serialet turke po thyejne rekorde shikueshmerie, nga Lindja e Mesme deri ne Ballkan. Deri tani nje total prej 65 serialesh turke, duke perfshire tituj si "Gymysh", "Ezel", "Jete e Hidhur", "Dashuri e ndaluar", "Dashuri dhe ndeshkim", "Menekshe dhe Halili", etj jane transmetuar ne mbi 50 shtete si Rusi, Uzbekistan, Kasakistan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iran, Irak, Bullgari, Hungari, Greqi, Ceki, Serbi, Kosove dhe Shqiperi. Kazakistani eshte vendi qe kerkon me shume seriale turke, i ndjekur nga Bullgaria. Drejtori i pergjithshem i "Copyrights & Cinema" deklaron se fundi tek Agjencia e lajmeve "Anatolia" se sektori i serialeve turke ka patur nje rritje te dukshme ne 7-8 vitet e fundit. Ai rrefen se zhvillimi i ketij sektori ka ecur paralel me zhvillimin e shpejte te kinemase turke gjithashtu. "Ne e shohim kete ne reflektimin e suksesit qe kane filmat dhe serialet turke te viteve te fundit ne rang kombetar por dhe tregun nderkombetar. Ne tre vitet e fundit ka patur nje avancim serioz ne festivalet e fundit evropiane, krahasuar me vendet e tjera ne Europe". Suksesi i prodhimeve televizive turke, ka patur nje efekt pozitiv edhe ne promovimin e Turqise ne te gjithe boten. "Fale serialeve dhe filmave turq, ne po promovojme vetveten - shton Celik. Nese deri dje kishte njerez, qe nuk dinin asgje per Turqine, tashme nuk eshte me keshtu".

Televizionet dhe kompanite turke, po kapin tanime standardet e televizioneve te tjera evropiane. Sipas nje ligji te ri financiar turk ne 2008, i cili lejon rikthimin e takses TVSH per te gjitha shpenzimet dhe fitimet per televizionin dhe kinemane ne Turqi, kompanite e prodhimit tashme sigurojne fitime te medha per prodhimet e tyre qe njihen si eksporte te mirefillta televizive. "Nese nje episod dikur shitej per 50 dollare, tani shitet deri ne 50000 dollare",- pohon Celik. Seriali i pare turk i shitur jashte Turqise ka qene seriali "Zemer e cmendur" me aktorin e famshem Kenan Imirzalioglu (aktori qe eshte bere i famshem tani ne Shqiperi me interpretimin e tij tek "Ezel") ne 2001. Titulli me i shitur "Made in Turkey" per momentin eshte "Ezel", ku shifra ka arritur deri ne 60 shtete. Edhe pse 2009 ishte viti i nje krize ekonomike globale, gjate ketij viti u eksportuan 3650 ore televizive nga Turqia, duke shenuar nje rritje prej 30% nga viti 2008. Turqia tashme eshte nje nga vendet e radhitura ne rresht te pare ne Evrope per eksport te serialeve te suksesshme. Dje ne Turqi shikoheshin shume serialet apo telenovela braziliane, sot, Turqia eksporton serialet e veta ne vende te tjera. Serialet turke kane thyer cdo rekord audience ne shume vende. Ne nje klasifikim renditen Kazakistani me 42 seriale turke te blere, Bullgaria me 27 seriale, Azerbajxhani me 23, Maqedonia me 17, Vendet e Lindjes se Mesme me 14, Uzbekistani me 13, Greqia me 8 tituj, Shqiperia me 6, Kosova me 4, Iran me 3, Rumania dhe vendet e tjera me 2 tituj te shfaqur ne televizionet perkatese deri tani.

"Ezel" ne TV:

"Ezel", transmetohet ekskluzivisht ne TV Klan nga e hena ne te enjten ne ora 20:05 dhe te shtunen ne prime-time 20:55 me dy episode te reja. "Ezel" krahas TVKLAN (nga 9 janari), eshte aktualisht ne transmetim ne shume shtete si Hungari, Slloveni, Ceki, Bosnje-Hercegovine, Kosove etj. Sapo ka filluar transmetimin ne Kine (nga 17 janari), Maqedoni (nga 27 janari) dhe Bullgari (nga 30 janari), se shpejti edhe ne Kazakistan. Keshtu ne Greqi (Antena), Kroaci (RTL), Serbi (FOX), Hungari (Kanal D) dhe Lindjen e Mesme (ADTV), shikueshmeria e "Ezel" ka kapur shifra rekord si 85.6% per targetin femeror, duke sfiduar edhe formate spektaklesh tek televizionet konkurrente ne te njejtin orar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›