Mungesa e Topit, Protokolli: S´e organizuam ne

Ministria e Jashtme, sqaroi sot se aktiviteti i mbajtur në Lezhë ka qene ideuar, organizuar dhe menaxhuar nga Bashkia e qytetit, duke nënvizuar se lista e pjesëmarrësve, ftesat dhe lista e folësve janë bërë dhe menaxhuar nga organizatoret dhe nuk ka patur të bëjë aspak me Protokollin e Shtetit.
“Protokolli i Shtetit vepron mbi bazën e Ceremonialit të Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të tij mbikëqyr mbarëvajtjen, nga ana protokollare, të aktiviteteve ku marrin pjese personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të shteteve të tjera dhe të trupit diplomatik. Në këtë kuadër, Protokolli i Shtetit ishte i pranishëm ne aktivitetin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës”, thekson reagimi.
Gjithashtu, Protokolli i Shtetit ka qenë në kontakt me institucionet e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe me trupin diplomatik në Tiranë, lidhur me vendosjen protokollare të personaliteteve sipas hierarkisë shtetërore të përcaktuar në ceremonialin zyrtar.
"Protokolli i Shtetit shpreh keqardhjen që në raste të përsëritura, siç ishte edhe rasti i përvjetorit të pavarësisë se Kosovës, është përfshirë në diskutime mediatike dhe politike për gjëra që janë jashtë detyrave te tij të përcaktuara me ligj. Edhe në rastin e fundit, roli dhe angazhimi i Protokollit te Shtetit ka qene në përputhje te plote me Ceremonialin zyrtar te Republikës së Shqipërisë”, vijon reagimi./Start/
2012-03-04 11:21