E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romni korr fitore të trefishtë

Mit Romni fitoi zgjedhjet primare në Uiskonsin, Marilend dhe Uashington DC.

Pas kësaj humbjeje, rivali i Romnit (Santorum) është përballur me kërkesa për t’u dorëhequr nga gara me qëllim që të bashkohet partia, porse ai përfundimisht u zotua se do të vazhdojë betejën.

Në Merilend Romni fitoi 49.1 të votave, Santorum 28.9, Gingrich 10.9 dhe Paul 9.5. Në Uiskonsin Romni fitoi 42. 5 %, Santorum 37.7 %, Gingrich 6.1 % dhe Paul 11.7%.

Ndërkohë, në Uashington DC, ku Santorum nuk ishte fare në fletët e votimit, Romni ka fituar me mbi 70 % të votave.

Romni është ende larg arritjes së numrit të delegatëve të nevojshëm për t’u shpallur kandidati zyrtar i republikanëve (1144), por me diferencën e krijuar deri më tani ka shumë pak gjasa që ndonjë rival i tij ta kalojë në këtë synim. Me fitoret e djeshme Romni ka arritur në kuotën e 655 delegatëve, teksa ndjekësi i tij më i afërt, Rick Santorum, ka vetëm 278 delegatë.

Romni ka shpenzuar rreth 53 milionë dollarë me reklamat në televizion, teksa të tre rivalët e tij të marrë së bashku kanë shpenzuar rreth 27 milionë dollarë./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-04 10:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›