Kuvendi: Asnjë qëllim për bllokimin e mandatit të PS-së

Kuvendi thekson se nuk ka pasur dhe as nuk ka tendencë për të ngadalësuar apo për të privuar PS nga mandati që i takon.
“Akuza e zotit Rama është thjesht qesharake dhe e pabazë, sepse disa javë më parë, KQZ, me vendim nr.2, datë 13.01.2012 ka vendosur dhënien e mandatit të deputetit, z. Gjon Bardhi, si personin që i takon ky mandat, i renditur në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, të qarkut të Durrësit, me numër rendor 6. Gjatë kësaj kohe, PS ka patur mundësi ta ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit, gjë që PS nuk e ka bërë”, thuhet në reagim.
“Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duhet ta mësojë njëherë e përgjithmonë se në një shtet demokratik asnjë institucion nuk mund të marrë atributet e një institucioni tjetër. Gjithashtu, është i padiskutueshëm fakti se ky mandat i përket PS, por modalitetet duhet të jenë vetëm ligjore”, vijon reagimi.
Më tej thuhet se ky proces po karakterizohet nga transparenca maksimale dhe se procesverbali me transkriptimin e diskutimeve është bërë publik për mediat. “Nëse zotit Rama i është mërzitur marrëveshja dhe po kërcënon me rikthimin e politikës së bllokimit, që është dhe natyra e vetme e Edi Ramës, ai duhet të mbajë parasysh se marrëveshjen nuk e ka për hir të mazhorancës”, vijon. /Start/
2012-04-04 08:58