E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani dëshiron bisedime atomike në Bagdad

Ministria e jashtme e Irakut ka njoftuar se Irani ka propozuar që bisedimet me gjashtë fuqitë botërore për programin e konstetuar atomik të tij, të mbahen në Bagdad dhe jo në Turqi.

Ministria ka thënë se një delegacionin iranian ka vizituar Bagdadin dje për të paraqitur kërkesën.

Të shtunën e kaluar, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se negociatat me Iranin, do të mbahen në Stamboll të Turqisë, më 13 dhe 14 prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›