Rompuy: Integrimi i Ballkanit, çështje kyçe për BE-në
Integrimi dhe stabiliteti i Ballkanit vazhdon të jetë çështje kryesore për Bashkimin Evropian, deklaron presidenti i unionit Herman van Rompuy, i cili shton se anëtarësimi i cdo vendi do të varet nga reformat e zbatuara.
Rompuy më tutje theksoi se ky do të jetë mesazhi i tij gjatë vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor, në fillim të muajit korrik.
Presidenti i BE-së theksoi se "bindja për perspektivë evropiane paraqet rol të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit rajonal". Këto komente Rompuy i bëri mbrëmë në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.