E Diel, 1 Nëntor 2026

132-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, arrestohen 5 aktivistë të "Vetëvendosjes"

132-vjetori i Lidhjes së Prizrenit është shoqëruar me demostrata dhe arrestime të pesë aktivistë të lëvizjes "Vetëvendosje" e cila kishte organizuar edhe demostratën kundër ndryshimit të stemës së Prizrenit. Pesë aktivistët Durim Xhemajli, Durim Jasharaj, Arianit Sadiku, Muhabet Shemiu dhe Hekuran Sejfullahu janë arrestuar nga policia kosovare pas përfundimit të demostratës.
Ndërkohë mijëra qytetarë të Prizrenit dhe të viseve mbarë shqiptare që kishin ardhur në Prizren, të enjten morën pjesë në demonstratën e organizuar nga Lëvizja "Vetëvendosje" për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese (GJK) për ndryshimin e stmës së Prizrenit, ku ndodhet objekti i Lidhjes Shqiptare, dhe demonstruesit vendosën një tabelë me pamjen e logos ekzistuese, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›