Hollandë. Humb zgjedhjet, dorëhiqet Balkanende

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Hollandë vërehet një fitore e ngushtë e liberalëve të djathtë (VVD) dhe një ndryshim i qeverisë. Sipas rezultateve të fundit nga numërimi i votave partia liberale VVD e drejtuar nga Mark Rutte ka arritur të fitojë dhjetë mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Kështu nga 150 vendet në parlamentin hollandez ajo ka siguruar 31 prej tyre.
Menjëherë pas liberalëve të djathtë janë socialdemokratët, të cilët arritën të sigurojnë 30 vende. Forca e tretë politike është partia armiqësore ndaj islamit e populistit të djathtë Geert Wilders, e cila ka siguruar deri tani 24 vende në parlament. Një disfatë të rëndë kanë pësuar nga ana tjetër kristiandemokratët e ish- Kryeministrit, Jan Peter Balkenende, të cilët kanë humbur mbi gjysmën e mandateve të deritanishme dhe mbeten forca e katërt politike me vetëm 21 vende në Parlament.
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e ditës së djeshme, kryeministri holandez Zhan Peter Balkanende dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë kristian-demokrat. Dorëheqja ka ardhur vetëm pak minuta nga publikimi i exit poll-eve të para për rezultatet zgjedhore ku partia e Balkanendes humbi thellësisht ndaj laburistëve dhe liberalëve. "Këto rezultate kërkojnë marrjen e përgjegjësive politike. Kjo do të thotë po ashtu që unë si drejtue si partisë duhet të marrë përsipër përgjegjësinë që më takon prandaj unë heq dorë nga posti im në parti dhe nuk kthehem më në parlamnetin e ri", deklaroi Balkanende.
Adela Zeza < I mëparshmi