E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telenovela e zgjedhjeve

TIRANE - Mazhoranca ka ftuar publikisht opoziten per te nisur punen per reformen e 13 zgjedhore ne 20 vitet e fundit. Te mesuar me reforma pas cdo procesi zgjedhor te mesuar me ftesa formale dhe reagime partiake levizja e fundit vjen si nje deacutejagrave vu tranzicioni. Nje pale fton e bindur se pala tjeter nuk pranon pala tjeter vendos kushte per ftesen e bindur se pala ftuese nuk do ti plotesoje. Pala ftuese imponohet ne publik e para faktorit nderkombetar si konstruktive dhe e pergjegjshme pala refuzuese prezantohet si kembengulese ne qellimin politik qe lidhet me procesin e kaluar parlamentar. Ne kete menyre dy palet luajne nje loje tipike tranzicioni pa parime dhe pa rregulla nje loje pa forme e permbajtje por qe permes te ciles realisht vihet ne loje e gjithe sistemi politik imazhi i vendit dhe raportet e tij te besimit me partneret tane nderkombetare.

Ftesa duket formalisht ne rregull. Vjen nga mazhoranca zhvillohet ne parlament vjen rreth 7 muaj para zgjedhjeve behet nga niveli me i larte dhe ne sfond sigurohet pjesemarrja e disa OJF-ve civile. Tej anes formale ftesa ka probleme ne permbajtjen e saj ajo fton parti qe jane krijuar ne parlament dhe le jashte tryezes parti qe kane perfaqesim serioz ne qeverisjen lokale nuk ka nje draft paraprakn propozimesh nuk ka nje ndryshim ne qendrimet politike ndaj kerkesave te opozites per transparence zgjedhore. Vete autori i fteses e zhvleresoi tryezen pak dite me pare kur tha se pranon pa asnje kusht e verejtje cdo propozim te opozites per reformen. Ne dukje qendrim pozitiv ne fakt eshte thjesht nje truk pa permbajtje sepse nuk ka shenja te besohet se opozita do te sjelle propozime nuk ka arsye te besohet se cdo propozim i saj eshte me vlere dhe se vete PD ose aleatet e saj mund te kene pretendime te kunderta me idete e opozites.
Nga ana tjeter opozita ka vendosur te hyje ne nje faze te re te luftes politike ajo po kerkon gjithcka ose asgje. Ajo ka paralajmeruar pjesemarrjen ne reformen zgjedhore dhe ne vendimet parlamentare ne shkembim te votave te mazhorances per ate qe ajo e cuan transparence te zgjedhjeve parlamentare 2009. Perfaqesuesit e opozites ne qeverisjen lokale po bashkepunojne me Ministrine e Brendshme per pergatitjet zgjedhore takimi dje me kryetaret vendor kurse vete selia e PS eshte kategorikisht kunder. Synimi i tij eshte i dukshem as transparence dhe as bashkepunim por zgjedhje te parakohshme parlamentare mundesisht ne te njejten kohe me zgjedhjet lokale. Ky synim maksimal mund te realizohet ne nje situate hipotetike te krizes parlamentare mocionit te mosbesimit te aksioneve qytetare protestave masive ose te veteprovokimit te tyre nga qeveria mocioni i besimit. Opozita llogarit se kjo mund te ndodhe edhe duke bllokuar zgjedhjet lokale.
Skenaret jane te hapur per kedo por asnjera pale nuk ka ende pergjigje te qarte dhe strategji daljeje. Qeveria kembenguli mbreme se do te zhvilloje zgjedhje edhe pa prezencen e opozites gje qe natyrisht nuk ka si te ndodhe dhe nuk mund te ndodhe. Edhe sikur dikujt ti shkoje kjo ndermend mbi bazen e ligjit aktual zgjedhor opozita kontrollon 50 te komisioneve zgjedhore per pasoje 50 e administrates zgjedhore nuk do te ngrihet/funksionoje. Kjo mjafton te mos kete zgjedhje. Ne parlament nuk ka parti te tjera opozitare qe mund ta zevendesojne opoziten ndaj ky skenar perben me shume kercenim per konsum politik sesa variant real. Edhe opozita nuk ka sjellje te qendrueshme ajo mund te refuzoje bisedimet por ne mos sot pas nje ose disa muajsh ajo do te jete e detyruar te merret me administrimin zgjedhor ndaj gabon nese ajo nuk e trajton seriozisht dhe publikisht pa qene nevoja ne takime ose tryeze me mazhorancen te gjithe problematiken e reformes zgjedhore.

Cfare do te ndodhe ne muajt e ardhshem Asgje me shume sesa ka ndodhur me 2007 dhe ne periudhat e konfliktit te thelle politik midis paleve. Palet po largohen dita dites nga njera tjetra kur nevojat dhe interesat e vendit kerkojne qe ato te afrojne qendrimet ndaj njera tjetres. Rritja e bipolaritetit politik do ti sherbeje mazhorances per te ngritur tonet e sulmeve ndaj opozites dhe vete opozites per te vendosur nen presion publik mazhorancen. Zgjidhje ka por asnjera pale nuk eshte e pergatitur per to. Ato mund te jene qe nga neni ligjor per garantimin e hapjes se kutive 45 dite pas cdo procesi zgjedhor dhenia e kompromisit per materialet zgjedhore ne shkembim te pjesemarrjes ne reformen e re zgjedhore dhe deri tek heqja dore e dy paleve politike nga administrimi zgjedhor politik kalimi ne administrim teknik.

Palet duhet se jane me te gatshme te rifillojne betejen e radhes sesa te arrijne kompromisin mbi betejat e meparshme te ardhme. Jashte kesaj telekomedie elektorale mbetet i palevruar ajo qe perben realisht thelbin e debatit mbi problematiken zgjedhore me 2011 nuk do te kete reforme te re administrative nuk do te kete rishikim per plotesim te kompetencave reale te pushtetit vendor nuk do te kete vullnet per te parandaluar kontestimin e zgjedhjeve dhe as vullnet per ta nxjerre vendin nga kriza politike permanente. Ky eshte lajmi me i keq lajm qe duhet ti beje te skuqen ata qe bejne ftesa ose refuzojne ftesa ne serine e 13 te komedive 20 vjecare mbi reformen e zgjedhjeve periodikisht te vjedhura e te kontestuara.

G.SH/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›