Ron Thal Bumblefoot: Korça, qytet i mrekullueshëm, "Birra Korça" e shkëlqyer
KORCE- 'Korça është një qytet i mrekullueshëm. Kur mbërrita para pak orësh këtu, pashë shumë dasma dhe kisha. Po pres të shoh edhe më shumë, pasi Korça qenka vërtet një qytet i bukur dhe mua po më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Takova edhe kreun e Bashkisë, Niko Peleshin, i cili më foli për Korçën, festën dhe birrën e qytetit. Jam jashtëzakonisht i mahnitur nga ky qytet". Kështu u shpreh ylli botëror i rrokut, Ron Thal Bumblefoot.
Ai tha se "ishte mahnitëse të performoje para një publiku të tillë që dinte gjithçka për mua. U entuziazmova dhe të them të drejtën, sapo hyra në qytet kisha një dëshirë për të shijuar festën dhe natyrisht për të performuar për këtë publik kaq të mirë. Gjithashtu, në festë kam shijuar edhe 'Birrën Korça'". Kitaristi me famë pohoi se "'Birra Korça' është e shkëlqyer. Kisha dëgjuar jashtëzakonisht shumë për këtë birrë. Kam dëgjuar gjithashtu që është prodhuar për herë të parë në vitin 1928, dhe i bie që aktualisht kjo birrë të jetë një birrë 85-vjeçare. Natyrisht që nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ajo është një birrë e shkëlqyer. Kishte një shije fantastike dhe shumë të veçantë, të bënte për vete menjëherë".
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)