E Diel, 1 Nëntor 2026

Rona Nishliu e pesta ne Eurovizion

Rona Nishliu arrin një rekord pozitiv në Eurovizon duke u renditur në top 5. Këngëtarja nga Kosova, që përfaqesonte Shqipërine me këngën “Suus’ u rendit në vend të pestë me 146 pikë. Fituesja e Eurovizion u kurorëzua këngëtarja suedeze, Loreen Sober me këngën “Euphoria” me 372 pikë, në vend të dytë u rendit Rusia, ndërsa në vend të tretë Serbia.

Kengetarja nga Kosova që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion Rona Nishliu regjistroi rezultatin më të mirë në historinë e pjesëmarrjeve shqiptare, pasi me këngën e saj “Suus” u rendit e pesta në festivalin që bashkon fituesit kombëtarë të çdo shteti europian.
26-vjeçarja nga Mitrovica ndezi sallën me zërin potent, duke fituar duartrokitje të pandërprera gjatë të gjithë interpretimit.
Pas mbledhjes së pikëve, Rona u rendit e pesta me 146 pike duke i siguruar Shqipërise direkt vitin tjeter hyrjen e Shqipërisë në finale. Eurovizion u fitua nga Suedia me shumicën e pikëve. Eurovisionin për vitin 2012 e fitoi kënga “Euphoria” e përfaqësueses nga Suedia, Loreen, e cila grumbulloi 372 pikë.
Videoja në “Youtube”, ka arritur të marrë 342.907 klikime gjatë dy ditëve të kaluara. Rona është krahasuar me Aretha Franklin pas performancës në Eurovision.
Britania e Madhe nuk ka fituar që nga viti 1997 dhe është renditur e fundit tri herë në 10 vitet e fundit. Rusia u prit mjaft mire ne Baku te Azerbajxhanit, por nuk pati mbështetjen e mjaftueshme në pikë për të fitur dhe çmimin e parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›