E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt e rinj ne librarine Bookstore

Në vitrinën e kësaj jave në librarinë më të madhe në kryeqytet “Bookstore” që ndodhet në qendrën tregtare TEG vihet re një larmi gjinish letrare që nga librat psikologjikë, historikë, shkencorë, studimorë, por nuk kanë munguar edhe romanet si gjinia më e preferuar nga lexuesit për disa javë me radhë.
Në prurjet e reja që shtëpitë botuese propozojnë për këtë javë mund të veçojmë:

Nga autori rus Vladimir Tismaneanu vjen në shqip vepra “Stalinizmi për çdo stine”. Në këte vepër pasqyrohet qartë historia politike e komunizmit Romun. Brenda një suaze të gjerë është vlerësuar stalinizmi europian, botëror si dhe poststalinizmi.

“Koncepti i ankthit” mbanë autorësinë e Sorun Kierkegaard. Kjo është vepra më e famshme e autorit që vjen edhe për lexuesin shqiptar. Në të cilën del më në Pah individualiteti i tij njerëzor dhe shpirtëror, duke zënë vend mendimi modern.

Nga Eckhart Talle vjen ne shqip libri “ Fuqitë e së tashmes udhëzues drejt ndriçimit shpirtëror. Ky është një autor bashkëkohor, që nuk është në linjë me as një fe apo traditë të veçantë. Në këtë vepër përçohen mesazhe të thjeshta dhe mjaft reflektuese.

Ndër veprat e specializuara mund të veçojmë veprën që mbanë autorësinë e Peter Goldstrau manual stadifikimi në onkologjinë Torakale, ndërkohë që redaktimi në shqip është realizuar nga Fadil Gradica.

Në prurjet e kësaj jave nuk mungojnë edhe tregimet dhe romanet dhe studimet letrare.
Nga Agron Goga vjen libri satiro-humoristik” “Lajthitje Pleqërie”

Në gjininë e romanit vjen për lexuesit vepra më e fundit e shkrimtares greke Mitsi Valak ” Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie”

Ndërkohë që nga letërsia shqipe publikohet romani i shkrimtarit Gazmend Krasniqi

Autori përcjell një mesazh filozofik të fortë, ku mund të citojmë: Të braktisur përgjithnjë edhe nga zoti, këto njerëz kane aftësinë të bëjnë gjithçka përveç asaj që duhet.

Ndërsa studiuesi NURI Dragoi sjell veprën e tij më të fundit “Sfidat e poetit”, ku në qendër është jeta dhe veprimtaria e Xhevahir Spahiut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›