Vlore aksident ne zonen e Skeles demtohen femije kopshti

Një furgon që transportonte fëmijë kopshti është aksidentuar në zonën e Skelës në Vlorë. Policia bën të ditur se automjeti tip furgon me targa Vl 1126 C që i përket një prej kopshteve private të Vlorës është përplasur me një automjet tip “Benz” me targa AA588 DE.
Si pasojë e përplasjes 6 fëmijë janë lënduar lehtë, kurse një prej tyre pak më rëndë sepse mori fraktura në hundë. Fëmijët e moshës 3-6 vjeç u mjekuan në spitalin e Vlorës.
Policia po heton shkaqet dhe kush është fajtori i aksidentit ndërsa ka bërë edhe shoqërimin e dy drejtuesve të automjeteve për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Aksidenti ndodh vetëm pak ditë nga aksidenti tragjik në Qafën e Vishës që i mori jetën 13 personave, mes tyre 11 studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani”.