E Diel, 1 Nëntor 2026

Rona në Baku, të shtunën në skenë për provën e parë

Rona Nishliu gjate qendrimit ne Amsterdam

Pas turit në disa vende pjesëmarrëse në Eurovision për promovimin e këngës shqiptare, këngëtarja Rona Nishliu tashmë është në Baku të Azerbajxhanit ku do të mbahet edhe Festivali Europian 2012.

Në sajtin zyrtarë të Eurovision janë publikuar edhe datat e provave që do të bëjnë këngëtarët, pjesë e cila ka mjaft interes pasi, vecc interpretimit live, në provën e dytë zbulohen edhe kostumet me të cilët do të ngjiten në skenë artistët nga e gjithë Europa.

Përfaqësuesja shqiptare Rona Nishliu do të ketë provën e parë këtë të diel, dhe është e pesta në rradhë.

Pas provës Rona do të jetë edhe në një konference për shtyp përballë gazetarëve të atashuar pranë Eurovisionit.

Prova e dytë e saj, provë në të cilën do të mund të zbulojmë edhe veshjen, do të jetë të premten më 17 maj në orën 10:30.

Rona është një prej këngëtareve më më stil në hapësirën shqiptare, ndaj pritet me interes edhe veshja të cilën ka zgjedhur për performancën e saj live. Rona prezanton shqiptarët me këngën Suus, me të cilën u shpall fituese në festivalin e fundvitit në RTSH. Kënga do të këndohet në shqip.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›