E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e emigrantit: Dëshmitar në gjyq, për pak humbi familjen

Familja Demiraj

Entela Resuli

Qeveria amerikane i dha strehim shqiptarit Edmond Demiraj dhe familjes së tij, në një rast që tërhoqi vëmendjen në Shtetet e Bashkuara pasi çështja u paraqit deri në Gjykatën e Lartë vitin e kaluar.

Zoti Demiraj kishte thënë se kishte frikë se do ta ekzekutonin nëse kthehej në Shqipëri. Firma që kishte marrë përsipër mbrojtjen e kësaj çështjeje, Orrick, Herrington&Sutcliffe e bëri të ditur lajmin përmes një deklarate, – shkruante dje Zëri i Amerikës.

Ngjarja në Apelin e SHBA

Demiraj kishte rënë dakord të dëshmonte kundër një kryetari bande shqiptar, Bill Bedini, i akuzuar për trafik njerëzor para një dekade, në këmbim të një premtimi nga prokurorët federalë që Demirajt dhe familjes së tij ti garantohej siguria dhe ti jepej Karta e Gjelbër e qëndrimit të përhershëm. Por kur Bedini la Shtetet e Bashkuara para gjyqit, autoritetet e deportuan zotin Demiraj në Shqipëri.

Sipas një vendimi të Gjykatës amerikane të Apelit dhe dokumentave të gjykatës të vitit 2011, atje Bedini e rrëmbeu Demirajn, e rrahu dhe e qëlloi me armë zjarri. Plumbi pothuajse preku veshkat.

Ndarja e familjes Demiraj

Zëri i Amerikës raporton se zoti Demiraj u kthye në Shtetet e Bashkuara ku iu dha leje e përkohshme qëndrimi, por autoritetet dhanë urdhër që gruaja e tij Rudina dhe i biri Rediol, që ishin në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2000 në mënyrë të paligjshme, të deportoheshin për në Shqipëri.

Këtu nisi kaluari gjyqësor i familjes shqiptare. Një juriste në Departamentin e Drejtësisë dha e para alarmin. Gjykata amerikane e Apelit kishte rënë ndërkohë dakord që Rudina dhe Redioli rrezikoheshin. Me dokumentin e Apelit në dorë ata të dy i paraqitën një apel Gjykatës së Lartë.

Shoqëria civile, shpëtimtare

Rasti i  familjes Demiraj u mbështet nga organizata të të drejtave të njeriut, profesorë të së drejtës dhe reth 40 ish-zyrtarë të rendit, përfshirë Dick Thornburgh që ishte prokuror i përgjithshëm në administratat e Presidentëve Ronald Reagan dhe George Bush, i vjetri.

Më në fund, shteti amerikan vendosi bashkimin dhe mbrojtjen e familjes. Jemi shumë të lumtur për familjen Demiraj. Gjatë gjithë kësaj kohe ata donin të jetonin ëndrrën amerikane në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt, shprehej në deklaratë Joshua Rosenkranz, një avokat i firmës që përfaqësoi familjen. Ai tha se vlerësonte vendimin për të ndrequr një gabim të madh.

Rasti tërheq mediat e mëdha

Rasti është tashmë në të gjitha gazetat e mëdha amerikane. Gazeta Neë York Times citon vetë shqiptarin Demiraj që banon pranë Houston-it të Teksasit, të thoshte se ka rilindur përsëri, pas atij që ai e quajti një tmerr të vërtetë.

*****

: Regjisori amerikan, i filmit Falja e Gjakut Joshua Marston. Filmi u përzgjodh vitin e kaluar në garën e OSCAR. Marston jetoi 3 vjet në Shqipëri për të realizuar këtë film: Mësova gjuhën shqipe, mësova të ndihem shqiptar. Mu desh të kuptoja të gjitha detajet, jo vetëm për kanunin dhe gjakmarrjen, por për jetën, për shpresat dhe zhgënjimet e tyre. Kam bërë qindra biseda gjatë të cilave kam bërë mijëra pyetje dhe kam pirë shumë raki, - ka thënë regjisori Marston.

Filmi që ka shokuar median amerikane dhe aktori shqiptar me vëlla të vrarë

Thuajse çdo ditë ka të paktën një shkrim nga mediat e huaja, kryesisht amerikane, për filmin e amerikanit Joshua Marston Falja e gjakut. Fabula e gjakmarrjes në Shqipëri vazhdon të tërheqë median. Kësaj here është Financial Times, që i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtij filmi dhe çështjes së gjakmarrjes e Kanunit në Shqipëri. Pasi vlerëson filmin, gazeta merret me gjakmarrjen.

 

Debati me gruan shqiptare

Gjatë një diskutimi në aktivitetin e organizuar me rastin e shfaqjes së filmit në Nju Jork, në fillim të këtij viti, një grua shqiptare u ngrit në sallë dhe tha: Filmi sjell një panoramë të paqenë të Shqipërisë si e prapambetur dhe primitive, kur në realitet gjakmarrja është zhdukur

Marston replikoi me të duke thënë se kishte zbuluar të kundërtën. Ai tha se kishte vizituar familje të izoluara që janë subjekt i kërcënimit për vrasje për gjak. Këto familje i thanë atij se ka shumë familje të tjera.

Marston tha se kishte pyetur një kryebashkiak në një nga qytetet e mëdha në Shqipëri se si do reagonte ndaj lajmit se një anëtar i familjes së tij kishte vrarë dikë. Pa asnjë hezitim, zyrtari i kishte thënë se do të izolonte menjëherë të gjithë meshkujt e familjes, përfshi fëmijët dhe do i siguronte ata në shtëpi.

Aktori, me vëlla të vrarë

Fuqia e Kanunit është akoma e forte në zona të Shqipërisë – shkruan Financial Times. Madje një nga aktorët kryesorë të filmit në fjalë, Refat Abazi, bëri që audienca në Nju Jork të heshtë kur zbuloi se vetë vëllai i tij ishte vrarë realisht për gjakmarrje. Familja e tij ishte detyruar të vendoste nëse do merrte hak mbi familjen e vrasësit. Ata vendosën kundër duke thyer një cikël vrasjesh e hakmarrjesh që mund të zgjasë me breza, – vijon Financial Times.

I rezistoi Enverit?

Gazeta e njohur shkruan se filmi është pritur mirë në Shqipëri.Disa shqiptarë besojnë se filmi mund të përshpejtojë zhdukjen e këtij problemi, të tjerët megjithatë, me këmbë në tokë, thonë se Kanuni i ka mbijetuar shekujve, pushimit otoman, komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës, që thoshte se e kishte zhdukur atë. Kanuni madje jeton edhe pas 20 vitesh demokraci kushtetuese. Është vështirë që një film, sado i fuqishëm, të zbusë pushtetin e Kanunit, e mbyll shkrimin FT.

 

* * *


Kush ishte Lekë Dukagjini

Lekë Dukagjini thuhet se ka lindur në Velekincë në vitin 1410. Velekinca gjendet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit. Ai konsiderohet si figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut. Babai i tij Pal Dukagjini, vdiq në vitin 1446. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte zonat në veri dhe verilindje të Shkodrës. Ishte i martuar me Teodorën e Muzakajve të Beratit. Kanuni i famshëm që mban emrin e tij mendohet se është shkruar gjatë periudhës 1458-1481. Viti 1481 ishte vit ku Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës. Ky vit mendohet të jetë edhe viti i vdekjes së Lekë Dukagjinit. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij.

Gjakmarrja shqiptare në median e huaj

Fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri, ka zënë vend edhe faqet e shtypit italian. Prestigjozja italiane, Corriere della Sera në faqet e saj online i kushton një reportazh këtij fenomeni në vendin tonë. Me titull Fëmijët shqiptarë, të murosur në shtëpi për t`i shpëtuar grindjeve, Corriere della sera sjell protagonistë dhe personazhe të angazhuar në procesin e pajtimit të gjaqeve. Reportazhi nis me rrëfim

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›